E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton: Do të kryhet një shpërthim i kontrolluar

utoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës.

Përmes një njoftimi ARRSH ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 10:00, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve Volloder), do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.

Reklamë

Këto shpërthime bëhen në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se p rocesi i punës është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë