Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Nevzat Spahos, autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në automjetin e tij mbrëmjen e 30 Nëntorit.
Spaho rezulton person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori. Arrestimi i tij u bë në Prrenjas ditën e sotme.
Lexo edhe :
Related Posts

Një ditë më parë, policia vuri në pranga dy persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.
Xhino Ago, 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), u arrestua për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç, u vu në pranga për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në kërkim u shpallën shtetasit Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.






