Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të dyshuar si autorë të një vjedhjeje të ndodhur në një pallat në rrugën “Besa”, në kryeqytet. Ngjarja është zbardhur falë reagimit të shpejtë të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas denoncimit të qytetarëve N. Ç. dhe A. P., administratori i pallatit ku ndodhi vjedhja.
Të arrestuarit janë vëllezërit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e vjedhjeve. Ata akuzohen për vjedhjen e një motomjeti dhe disa matësash uji.
Motomjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në afërsi të banesës së të dyshuarve. Ndaj tyre janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.
Policia thekson se veprime të tilla kriminale nuk do të tolerohen dhe nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm.
/vizionplus.tv





