Një faturë mbi një milion dollarë. Kjo është sasia e kërkuar nga spitali për një qytetar nga Seatle.

Qytetari 70-vjeçar, Michael Flor u shtrua në spital për 62 ditë pasi u infektua me koronavirus.

Ai ishte në gjendje të rëndë dhe u fut në ventilim. Mjekët menduan se nuk do të mbijetonte dhe madje njoftuan edhe familjarët e tij që të kishin një telefonatë lamtumire.

Por mrekullia ndodhi. I moshuari u shërua dhe tani ai ndodhet në shtëpinë e tij.

Ndonëse ka hequr hallin e sëmundjes, tani po përballet me një problem tjetër: shifrën marramendëse që duhet t’i paguajë spitalit për shërbimin për më shumë se dy muaj.

Nëse 70-vjeçari nuk do të ishte i siguruar, fatura do të ishte edhe më e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *