E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tragjedi në Maliq! Zjarri i merr jetën nënë e bir, vajza 6-vjeçare në gjendje të rëndë

Ilustrim · Vizion Plus

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e kësaj të diele në Maliq. Një zjarr ka përfshirë në një banesën duke i marrë jetën nënës dhe djalit të saj 14 vjeç.

Nënë e bir, Merjeme Azizllari 40 vjeç dhe L.Azizllari humbën jetën nga asfiksia, ndërsa vajza, 6-vjeç ndodhet në spitalin e Korçës.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Po punohet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve.

Njoftimi i policisë:

Maliq / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh