E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, zjarrfikësit në betejë me flakët

Zjarri në landfillin e Bushatit në Shkodër vijon të jetë aktiv edhe sot, pasi flakët kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Sipas raportimeve nga terreni, mbi 20 efektivë të zjarrfikëses kanë punuar gjatë orëve të vona të natës për shuarjen e vatrave, duke përdorur ujë dhe hedhje dherash.

Reklamë

Megjithatë, intensiteti i zjarrit ka bërë që situata të mbetet problematike.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se gjatë ditës së sotme, ekipet e emergjencës janë rikthyer në zonë për të vijuar operacionet e fikjes së flakëve. Sasia e madhe e mbetjeve në landfill ka favorizuar përhapjen e zjarrit dhe e ka bërë ndërhyrjen më të vështirë.

Autoritetet synojnë që ndërhyrja të përfundojë brenda orëve të drekës, me shpresën që të mos ketë riaktivizim të vatrave të tjera, ndërsa situata mbetet ende nën monitorim.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë