E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrën, shoferi bie nga lartësia, humb jetën

Një 53-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në zonën turistike të Gramshit, pas një aksidenti të dyshuar gjatë lëvizjes në terren malor.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:45, te Ujëvara e Sotirës, shtetasi Robert Xhangolli, banues në Durrës, është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes në këmbë.

Reklamë

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mësohet se 53-vjeçari ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt kësaj zone turistike.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

“Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi Robert Xhangolli, 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë