E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës! Drejtonte makinën pa patentë

Screenshot

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Mesnata” dhe ka ënë në pranga një 32-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Reklamë

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë