Subscribe

Mbi 100 persona rezultojnë të humbur në Greqi pas tragjedisë kombëtare që mbërtheu vendin. Një bazë elektronike  të dhënash është ngritur për identifikim e gjetjen e të humburve. Autoritetit vijojnë të marrin telefonata nga familjarët qe kërkojnë te afërmit.

 

Ky burrë u shpreh për Reuters se shpëtoi foshnjën, por iu dogj gruaja.

 

-Zjarri erdhi nga kjo anë, filluam te mbledhim plaçka ti fusnim ne makine, mora foshnjën dhe vrapova drejt detit. Nuk di cfare ndodhi me gruan time, kam frike se u dogj ketu. Nuk e ktheva kokën te shihja, nuk e pashe me gruan time. Vrapoja drejt detit.

 

Shume femije humben jeten dhe prindërit tregojnë se nuk munden te bënin dot asgjë per ti shpëtuar.

 

-Sa vjec e kishe fëmijën?

-Tre vjec

 

Ndërkohe Janis Filipopulos kërkon vajzat e tij binjake 9 vjeç dhe prindërit e tij të cilët u zhduken ne Rafina. Ai ka pare ne televizor dy vajzat te cilat ishin gjalle ne nje anije, por ende nuk ka mundur ti gjeje.

 

-Ku nuk kam shkuar, ne port, ne polici, neper spitale, me kane bere testin e ADN mos vajzat kane vdekur. Nuk gjenden ne asnjë vend. Nuk dihet ku janë. Ishin ne anije, i pashe ne televizor, ishin vogëlushet e mia binjake. Anija zbarkoi por vajzat nuk janë gjëkundi.

 

Për fat të keq pas shumë kërkimesh shpresat për të mbijetuar janë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *