Rajoni i Moskës u vu në shënjestër gjatë natës nga mbi 390 mjete ajrore pa pilot (dronë) të lëshuara nga forcat ukrainase, duke shkaktuar dëme në banesa, njoftuan autoritetet ruse.
Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergei Sobyanin, më shumë se 390 dronë që po drejtoheshin drejt rajonit të Moskës u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse përpara se të arrinin kryeqytetin. Ai bëri të ditur se 81 prej tyre u shkatërruan teksa po afroheshin drejt Moskës.
Nga ana tjetër, guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, konfirmoi se sulmet shkaktuan dëme në prona dhe banesa, por theksoi se deri më tani nuk ka raportime për viktima.
☕️ Good morning, Russia!
The Moscow region was hit by its largest attack yet this morning. Moscow Mayor Sergei Sobyanin said that more than 390 drones were heading toward the region.
The video shows an apartment building in the city of Chekhov. Several apartments were gutted by… pic.twitter.com/08HhxWTlNJ
— NEXTA (@nexta_tv) July 28, 2026
Sulmi vjen në një moment të rëndësishëm diplomatik, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, me synimin për të siguruar mbështetje të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën.
/vizionplus.tv
Russia’s largest Wildberries logistics centre, located in Kolyedino near Moscow, is reportedly on fire.
According to Russian media, the blaze has spread across more than 250,000 square metres. The cause of the fire has not yet been officially confirmed. pic.twitter.com/Effbnl6Kg2
— Saint Javelin (@saintjavelin) July 28, 2026




