Një vatër zjarri vijon të jetë aktive prej dy ditësh në fshatin Lundre të Njësisë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë malor dhe era e fortë kanë vështirësuar ndërhyrjen.
Në zonë ndodhen efektivë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, punonjës të Shërbimit Pyjor të Njësisë Administrative dhe struktura të tjera mbështetëse, të cilët po vijojnë operacionin për neutralizimin e zjarrit.
Edhe pse në afërsi të vatrës së zjarrit ka banesa, aktualisht ato nuk paraqiten të rrezikuara, pasi ekipet në terren kanë krijuar një perimetër sigurie për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Pritet që në orët në vijim zjarri të shuhet plotësisht dhe të kufizohen dëmet e shkaktuara.
/vizionplus.tv





