Mbështetja e Shqipërisë për qytetarët e saj, që jetojnë dhe veprojë jashtë vendit është rritur ndjeshëm.
Një hap tjetër pozitiv është ndërmarrë me shpërndarjen e librave falas në disa shtete, ku fokusi është mësimi i kulturës dhe gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi, Itali, SHBA, Kanada dhe shumë shtete të tjera.
Lajmi u konfirmua nga ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro e cila thotë se me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizohet mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian.
“Ka nisur shpërndarja e teksteve falas në 15 shtete të Diasporës për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi, Itali, deri në SHBA e Kanada, ku këtë vit përveç niveleve I dhe II, nis edhe shpërndarja e nivelit të tretë të teksteve, duke ofruar një paketë të plotë për nxënësit, ndërsa puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizojë mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian, në vendin që i takon ndër shekuj”.





