Një vatër zjarri është shfaqur në zonën malore mbi Gruemirçezmë të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, aktualisht flakët nuk paraqesin rrezik për banesat që ndodhen pranë zonës.
Megjithatë, era e fortë që po fryn po favorizon përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar situatën.
Ndërkohë, punonjësit dhe specialistët e shërbimit pyjor janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vënë flakët nën kontroll.





