E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Sot është dita e së vërtetës, do të zbërthej të gjitha manipulimet

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit ka mbërritur pak më herët në Gjykatën e Posaçme ndërsa foli për mediat pak para hyrjes në ambientet e gjykatës.

Ajo e cilësoi seancën e sotme si dita e së vërtetës ndërsa shtoi se sot ka mbrojtjen dhe do të zbërthejë të githa manipulimet e bëra sipas saj në video-mesazhe.

“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë