E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 46 minuta më parë
Politikë

Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK dhe sekuestrimin e telefonit: S’mund të bënin kontrolle në banesën time kur isha deputete

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur në gjykatë, ndërsa nuk do të mbrohet më nga avokati Kujtim Cakrani. Mbrojtësi i ri i tij është Bujar Musta, ish-gjyqtar i shkarkuar nga procesi i vettingut për probleme me deklarimin e pasurisë.

Reklamë

Gjatë seancës, Meta pretendoi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Ndërkohë, gjyqtari Erion Bani deklaroi se sekretaria e gjykatës ka ndjekur procedurat për dorëzimin e dokumenteve, por sipas tij, avokati i mëparshëm kishte refuzuar tërheqjen e tyre për shkak të pretendimeve mbi vulat e akteve.

Ndërkohë, mbrojtja e Monika Kryemadhit ka paraqitur kërkesat paraprake, duke kundërshtuar një pjesë të provave të administruara nga SPAK. Avokatët e saj kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së provave të nxjerra nga telefoni i sekuestruar i ish-deputetes.

Reklamë

Kryemadhi pretendoi se SPAK ka ngritur akuza mbi komunikimet në një telefon për të cilin, sipas saj, vetë organi i akuzës ka ngritur dyshime nëse i përket asaj apo nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

“SPAK pretendon se telefoni nuk është i imi, por i nënës sime. Atëherë le të vijë nëna ime dhe të japë llogari për mesazhet me Vali Bizhgen, Albana Shtyllën, Engjëll Agaçin dhe të tjerë”, u shpreh Kryemadhi me ironi gjatë seancës.

Ajo këmbënguli se kontrollet në banesën ku jetonte me nënën e saj nuk duhej të ishin kryer pa respektuar statusin e saj si deputete në atë kohë.

Sipas Kryemadhit, telefoni ishte i saj dhe këtë e kishte deklaruar edhe gjatë kontrollit, ndërsa kundërshtoi sekuestrimin e tij në gjykatë. Ajo tha se edhe pse kërkesat e saj ishin rrëzuar nga dy shkallët e gjyqësorit, më pas nga pajisja ishte kryer akt-ekspertimi dhe përmbajtja e saj ishte përdorur në akuzë.

Dëshmia e Kryemadhit: “Në zbatim të vendimit të kontrolleve, u kryen kontrolle në banesën ku unë jetoj bashkë me nënën time. Në këtë banesë u gjet edhe telefoni iPhone. Nëna ime firmosi në atë kohë që telefoni nuk ishte i saj, por i imi. Edhe unë i vura në dijeni oficerët se ishte imi, por prapë ai telefon u sekuestrua.

E kam kundërshtuar sekuestrimin në gjykatë. Të dyja shkallët ma kanë rrëzuar, pasi është pranuar argumenti i SPAK se nuk dihet nëse telefoni është i Monika Kryemadhit. Më pas është bërë akt-ekspertimi i këtij telefoni.

Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit.

Pavarësisht se SPAK dhe dy vendime të gjykatës nuk e pranojnë atë telefon si timin, sot jemi me një akuzë që më atribuohet tërësisht me përmbajtjen e komunikimeve në atë telefon. Tani SPAK duhet të ndajë nëse ai telefon është apo nuk është imi. Nëse është i Fatime Kryemadhit, le të japë ajo shpjegime për çfarë është komunikuar.

Sekuestrimi i atij telefoni duhet të shpallet i paligjshëm dhe provat e nxjerra prej tij si të pavlefshme.
Kur një procedurë bëhet ndaj një deputeti, ndaj një ish-presidenti, imagjinoni se çfarë ndodh ndaj një qytetari të thjeshtë. Nga ky telefon është ngritur një akuzë me “më the- të thashë”

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë