“Rama n’burg, Berisha n’burg”, Dudushi: Ata kërkojnë largimin e politikës së vjetër, por pa afruar zgjidhje! Boçi: Politika nuk është matematikë

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, kjo është një nga thirrjet që artikulohet në shesh nga protestuesit. Kjo thirrje ka shkaktuar debat në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit mes të ftuarve.
Për analistin Alban Dudushi, sot protestuesit kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike, por pa ofruar një alternativë.
Ndërkohë, deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se protestuesit dhe PD-ja bashkohen në të njëjtën kërkesë, largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Ka një establishment që ka kapur vendin.
Boçi: Unë nuk jam për përgjegjësi personale këtu.
Rakipi: Kemi një klasë politike që punojnë bashkë. Bëj politikë, jo në emisionin tim.
Boçi: Fol për realpolitikë. Ne harrojmë çfarë ka bërë Rama, por themi çfarë ka bërë Berisha. Berisha nuk e la shoqërinë në këtë gjendje.
Rakipi: O, pyetjet vijojnë me Ramën. Ti më the që aty ka përbërje të shumta. Ata thonë: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Dudushi: Kjo është edhe një lëvizje anti-establishment. Ti, zoti Boçi, duhet ta dish që ky është një brez që është në një realitet komplet tjetër dhe ka një transversalitet të establishmentit. Janë shumë gjëra që puqen bashkë.
Boçi: Nuk është e njëjtë kjo.
Dudushi: Kanë të njëjtat referenca kulturore, lexojnë të njëjtët libra. Ne dëgjonim muzikën që dëgjohej 10 vite më parë në Perëndim, këta kanë kulturë transversale të Gen Z. Kultura anti-establishment është kudo.
Boçi: Më jep shkakun!
Dudushi: Këta e ndiejnë veten të përjashtuar nga pasuria. Ne jemi një shoqëri më e pasur se ç’kemi qenë. Cili është paradoksi? Këta kërkojnë anti-establishment, por krijoni një gjë që është alternativa. Këta thonë që të ikin këta, pastaj e zgjedhim. Prandaj nuk e fut dot në politikë këtë moment. Këta kërkojnë të ikë Rama, Berisha, partitë e vogla. Pyetja është: si do t’i bëjnë këto gjëra, vetëm duke dalë në shesh? Apo ka nevojë që ju, meqë jeni në Parlament, t’u jepni zgjidhje? Ky është paradoksi ku kemi mbetur. Ju i fërkoni kokën, se ju pëlqen të ikë Rama e ta merrni ju prapë.
Boçi: Nuk është matematika politike siç e bën ti, që ikën Rama dhe ne po fërkojmë duart. Sepse kjo dallgë ka edhe pasojat e veta. Ne nuk kërkojmë zëvendësim mekanik, ne kërkojmë qeveri teknike. Ata janë në përputhje me zgjidhjen tonë për qeveri teknike. Të rinjtë shqiptarë kanë shkaqe të tjera.



