E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shehi: Protesta nuk ka më nevojë për dhunë, ka nevojë për masivitet

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka bërë thirrje nga studioja e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus që të ndalet dhuna në protestë.

Ai tha se dhuna deri tani e ka dhënë sinjalin e saj, prandaj tani është koha që protesta të vijojë paqësisht.

Reklamë

Sipas tij, dhuna shpeshherë ndihmon qeverinë dhe jo qytetarët, të cilët nuk i bashkohen dhunës.

Ai tha se sot protesta ka nevojë për masivitet.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Pse kemi mbërritur deri në këtë pikë?

Shehi: Dhuna nuk ka asgjë të këndshme.

Rakipi: Rrahja nuk është keq.

Shehi: Kush të do, të rreh. Unë, të them të drejtën, nuk doja të arrinte puna deri te dhuna. Por, mesa duket, pa dhunë nuk paska këtë sukses për t’u popullarizuar, mediatizuar. Unë them që duhet ta lëmë këtë punë, se u bë ai aspekti i dhunshëm. Dalja e studentëve dhe pedagogëve mund të bëjë që të dalë edhe qyteti. Sepse, kur ka dhunë, nuk del qyteti. Më pëlqeu ajo që u tha, që ditën e shtunë protesta të bëhet masive, por deri atë ditë mos të ketë dhunë.

Boçi: Protestuesit nuk kanë tentuar të përplasen me policinë. Ishte vetë policia ajo që mbështeti dhunën.

Shehi: Pashë një element pozitiv sot, paqësor. Ditën e shtunë ftoj qytetarët të dalin në mënyrë masive. Vetëm masiviteti, kur të kuptohet se mijëra qytetarë të Tiranës nuk e duan më këtë qeveri, ndoshta edhe një pjesë e opinionit në rrethe do të kthejë dorë dhe një pjesë e opinionit ndërkombëtar do të ndryshojë mendje.

Ka edhe një gjë këtu: ne themi se është protestë e studentëve. E gjithë kjo punë nuk është vetëm e studentëve. Ata bëjnë të vetën, bëjnë shumë mirë që kërkojnë interesat e tyre. Kjo është një demonstrim i shqiptarëve të pakënaqur kundër qeverisë së tyre, ku studentët janë më aktivët. Por ta reduktojnë, siç do Rama, duke thënë se ne po flasim me studentët, këto janë muhabete që nuk kanë vlerë. Protesta është politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.