Pak kush e di që në bashkinë e Pustecit prej kohësh zhvillohet një aktivitet lokal, që njihet me emrin Festivali i Dimrit. Kjo është një festë e cila është kthyer në traditë dhe ka si qëllim nxjerrjen në pah jo vetëm te vlerave natyrore dhe kulturore të zonës, por dhe të kulinarisë.

 

Aktiviteti mbledh së bashku prodhuesit e verave të cilët sjellin produktet e tyre për tu parë nga afër. Për ministrin Blendi Klosi festa të tilla duhen të shndërrohen në kulme të turizmit shqiptar.

 

Festivali i Dimrit në Pustec përkoi edhe me ditën Ndërkombëtare të Ligatinave duke u zhvilluar nën moton le të shijojmë frutat e verës në dimër.

 

Pjesëmarrësit e kësaj feste kanë shijuar edhe produktet lokale ushqimore e pijet dhe servirura nga amvisat e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *