Subscribe

Rita Petro ka treguar në emisionin “Quo Vadis” s ii ka treguar vajzës për fundin e martesës së saj, teksa theksoi se kujton vitet më të mira.

Ajo tha se ka qenë gjithmonë e kujdesshme, port ë mos i kaluar kufijtë dhe për të mos e lënduar dikë më shumë se ç’duhet.

“Mendoj se në këtë jetë na lëndojmë dhe lëndojmë, por pjesa e lëndimit ka lidhje me atë si e mendojmë ne, sepse i lënduari nuk ka gjithmonë të drejtë. Siç mund të mos ketë gjithmonë të drejtë ai që lëndon. Dhe unë e kam gjykuar gjithmonë veten për të gjitha veprimet që kam bërë, por jo që të mos i bëj, sepse kam qenë e bindur që ato veprime duhen bërë, por të jem e kujdesshme që dhe lëndimi të ketë një kufij. Ndonjëherë ne duke ndërtuar diçka shkatërrojmë gjithçka tjetër. Kjo është shkatërruese dhe nuk të bën një njeri të mirë, sado të drejtë të kesh, jo ta shkatërrosh atë tjetrin. Ka raste, në qoftë se e kemi fjalën për një lidhje dashurie ose martese që mund të shkatërrosh, ka raste që njerëzit arrijnë deri në fund, janë ato sherret për pronat, thonë fjalët e fundit, çfarë nuk bëjnë, sikur ti s’ke pasur asgjë të mirë nga ato vite. Ndërsa unë kam kujtuar vetëm vitet e mira, i kam treguar vajzës vetëm të mirat dhe i kam dhënë dhe arsyen pse ndodh kjo gjë. Mund të mos e ketë kuptuar kur ka qenë e vogël, por ka besuar që ka sinqeritet. E kam bërë atë të besoj që prindërit s’janë të përsosur, e kam bërë të besoj te dashuria e madhe”, tha ajo. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *