E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

60 vjet nga zbulimi i Amfiteatrit, arkeologët dhe studiuesit vlerësojnë punën e bërë ndër dekada në Durrës

Qendra Muzeore në Durrës i kushtoi një aktivitet të posaçëm 60-vjetorit të zbulimit të Amfiteatrit antik në zemër të qytetit bregdetar.

“Ia kishim borxh Amfitetarit për mbajtjen e një aktiviteti të tillë, sepse është monumenti më i rëndësishëm në qytet dhe më i vizituari”, tha Alban Ramohitaj, drejtor i Qendrës Muzeore, Durrës.

Reklamë

Studiuesi Afrim Hoti tha se arkeologu Vangjel Toçi, me eksperiencën dhe talentin e tij, bëri të mundur nisjen e gërmimeve që ndorrën në dritë Amfiteatrin 6 dekada më parë.

“Me rëndësi të madhe shkencore është edhe puna e ekspeditave italo-shqiptare në 10 vite të drejtuara nga profesoresha e ndjerë Sara Santoro, të cilat kanë kryer gërmime në pjesën jugore të tij”, tha Hoti.

Restauratori Nelo Lukaçi risolli në vëmendje mënyrën se si u punua në vitin 1967 për të mos dëmtuar gjetjet e rralla.

Zbulimi i Amfiteatrit ishte një ngjarje me rëndësi të veçantë për arkeologjinë shqiptare, duke hapur një kapitull të ri në studimin e historisë së Durrësit.

Megjithatë, zbulimi i plotë i tij kërkon shumë kohë dhe fonde, pasi nevojitet prishja e shumë godinave rreth e rrotull tij.

Amfitetari i Durrësit daton në shekullin e dytë pas Krishtit dhe vlerësohet më i Madhi në Ballkan dhe i treti në hapësirën mesdhetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.