Dijonisi në bisedë me Himenën ka kërkuar të sqarojë disa keqkuptime të ndodhura ditën e sotme.

Ai u shpreh se ishte mërzitur me shakatë e fermeres kundrejt tij. Dijonisi i tha se batuta e Himenës ku i thotë ik të mjelësh gomarin e ka mërzitur atë.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Unë nuk i toleroj këto shakatë që bën ti. Kështu që të lutem shumë, kurseji shakatë me mua

Himena: Me çfarë u preke?

Dijonisi: E kam vënë re se ke lënë dhe ca gjëra tjera brenda, ke thënë ca lloj shakash që mua nuk më pëlqejnë

Himena: Më thuaj çfarë nuk të pëlqeu?

Dijonisi: Shumica e shakave mua më prekin, kështu që as unë nuk të ngacmoj

Himena: Unë vetëm po bëja shaka për gomarin dhe atë që preka unë, kujtova me të vërtetë që është femër. E vura re më vonë që është mashkull, por nuk doja të dilja  keq, më kupton?

Dijonisi: Unë të thashë që është mashkull, prandaj të thash mos e prek. Por jo të më thuash mua shko mjelë gomarin

Himena: Jo, unë të thashë ti s’di ça është gomari

Dijonisi: Po, pra të lutem shumë mos e tepro

Himena: Unë nuk të ofendova, përkundrazi nuk te thashë gjë

Dijonisi: Në momentin që unë nuk bëj shaka me ty për të mërzitur, as ti mos bëj me mua. Ne nuk kemi koefidenca, ti dje ke ardhur dhe nuk të njoh tamam. Në momentin që të njoh do filloj t’i kuptoj shakatë

Himena: Dakord, por mos u ndje i ofenduar./vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *