Subscribe

Rita Petro ka treguar një rast të rrallë të “xhelozisë” ndaj partnerit të saj, teksa ishte e ftuar në emisionin “Quo Vadis”.

Ajo ka treguar se ai kërceu me një vajzë në një festë dhe ajo u ndje xheloze, pasi kërcimi iu duk më i bukur se ai që kishin bërë bashkë kur u lidhën.

“Kur u lidhëm ne, patëm bërë një kërcim të jashtëzakonshëm me njëri-tjetrin, kur ramë në dashuri. Kemi qenë njëherë në një festë dhe qëlloi që Latifi kërceu me një vajzë dhe ajo kërcente shumë b ukur dhe atje u ndez ajo dëshira për të kërcyer prapë bukur. Mirëpo mua se si mu duk, sikur kërcimi ynë ishte kulmi dhe nuk mund të kishte kërcim më të bukur se ai. Atëherë vërtet jam ndjerë keq dhe atë natë u ndamë kështu, unë ika përpara. Sepse, të them të drejtën, unë gjithmonë e kam dashur dhe e kam thënë gjithmonë, Latifin e kanë dashur shumë dhe shoqet e mia, kishin besim dhe bisedonin me të më shumë gjëra se me mua dhe unë sa herë kemi qenë nëpër festa e kam adhuruar atë pjesën “unë jam me ty dhe ti duhet të kërcesh edhe me vajzat e tjera” sepse kërcente dhe bukur. Gjithmonë e kam nxitur sa ndonjëherë mërzitej dhe më thoshte “më lër se do bëj çfarë të dua unë”. Nuk kanë ekzistuar fare xhelozitë dhe për mua ka qenë një kënaqësi që ai ka qenë i adhuruar prej grave të tjera”, tha ajo. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *