E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e armëve

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka deklaruar se kapaciteti i Kievit për të prodhuar armë, mund ta tejkalojë atë të Rusisë.

Komentet Presidenti ukrainas i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se një perspektivë e tillë tani ishte bërë realiste me kalimin e kohës.

“Një arritje e rëndësishme e shtetit tonë dhe e prodhuesve tanë të armëve është se Ukraina ka arritur aftësinë për të prodhuar një vëllim të tillë armësh të përparuara teknologjikisht saqë, në planin afatgjatë, mund t’i tejkalojë aftësitë e Rusisë. Ne gjithashtu folëm drejtpërdrejt me prodhuesit rreth asaj që nevojitet nga shteti, nga vendimet administrative deri te financimi, për të maksimizuar të gjitha llojet e aftësive të Ukrainës dhe për të siguruar forma të thella presioni mbi Rusinë, mbi kapacitetin e saj në fushëbetejë dhe mbi aftësinë e saj për të zvarritur luftën. Kjo ka të bëjë kryesisht me dronët ukrainas të të gjitha llojeve, sistemet tokësore pa pilot, programin tonë të raketave, sistemet e luftës elektronike dhe pajisjet ushtarake”, tha Presidenti i Ukrainës.

Ai shtoi se, gjatë ditëve në vijim, “prioriteti kryesor në të gjithë punën diplomatike, të gjitha takimet dhe negociatat, do të jetë mbrojtja ajrore për Ukrainën”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë