Subscribe

Në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bashkimin Evropian, Ministri i Jashtëm Igli Hasani foli për arritjet e Shqipërisë në reformat që lidhen me sundimin e ligjit, krijimin e institucioneve të pavaruara të drejtësisë dhe  rezultatet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Theksova që këto reforma të bëhen të pakthyeshme, impakti i tyre të jetë i prekshëm për qytetarët, negociatat e anëtarësimit, të nisura në korrik 2022 me Shqipërinë, duhet të rifitojnë momentumin e humbur”, tha Hasani.

Në trezyen informale çështje po aq e rëndësishme ishte edhe diskutimi për procesin anëtarësues të BE-së me Shqipërinë, i bllokuar nga Greqi për shkak të çështjes “Beleri”

“Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, që nis negociatat me grupkapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike. Kërkova me ngulm që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët përfshirë edhe integrimin më të përshpejtuar me mekanizmat dhe programet e BE për sundimin e ligjit, për t’i mundësuar qytetarëve tanë Shqipërinë Evropiane dhe Ballkanin Perëndimor evropian përpara anëtarësimit në BE”, u shpreh ministri.

Prej fundivitit të 2023-it, vendi ynë është pritje të mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Gjermania eshte angazhuar për të zhbllokuar procesin dhe i ka kërkuar publikisht Greqisë që çështjet dypaleshë të mos bëhen pengesë për hedhjen e hapave që çojnë në anëtarësimin e vendit tonë në familjen evropiane. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *