Subscribe

Shkrimtarja Rita Petro, e ftuar në Quo Vadis, në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj ka folur për karrierën e saj dhe vendimin për tu bërë shkrimate, kur në familje ka tre ekonomistë.

Shkrimtarja tha se është hera e parë që i bëhet kjo pyetje, ndërsa tregon se pasioni për të shkruar ka nisur që në shkollë.

Lexo edhe :

Related Posts

Pranvera Borakaj: Në një familje me ekonomistë, ku e gërmove artin? Si ishte të jetoje me një familje ekonomistësh?

Rita Petro: Më pëlqen kjo pyetje, është hera e parë që ma bëjnë këtë pyetje. Prindërit e mi ekonomistë, nuk u dyshua fare që dhe motra do vazhdonte. Unë sot që nuk i kam prindërit, nuk e ndjej shumë mungesën e tyre falë motrës sime që e ruan me konservatorizëm të moderuar traditën e familjes. Frymëzimi më erdhi shumë natyrshëm. Mbase ngaqë bëjmë hartime, na i kërkonin në shkollë dhe kërkoja gjithmonë një lloj frymëzimi. Fillova të shkruaja vargje dhe fillova t’i recitoj edhe para prindërve. Ata buzëqeshnin dhe nuk më thanë asnjëherë pse ti do të vazhdosh këtë rrugë. Në një familje ekonomistësh gjëja e parë që të thonë është çfarë perspektive ke.

E vetma gjë që mund të bëhesh është mësuese letërsie. Ishte një gjë shumë e natyrshme, që erdhi spontanisht brenda meje. Nëse do të vija nga familje artistësh, do të kisha gjithmonë atë mbështetjen e prindërve, që në përgjithësi fëmijët kur vijnë nga familje doktorësh apo ekonomistësh, është ajo mbështetja se kanë krijuar komunitetin e vet dhe e kanë më të lehtë. Kjo për mua ishte një përballje e bukur dhe mua më pëlqen që gjërat t’i arrij me shpatullat e mia./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *