Spektaklin e kaluar, këngëtari i njohur Renis Gjoka u zgjodh nga Agai si kryefermeri i këtyre ditëve.

Pas postit të rëndësishëm që ju besua, ai kërkoi të merrte si shoqëruesin e tij Dijonisin. Privilegjet e fermerit kanë nisur menjëherë që ditën e sotme, kjo pasi e kemi parë të shijojë benefitet tek “Njëshi”.

Renisi, teksa dëgjon muzikë të vendosur nga Agai, njëkohësisht shihet edhe në vaskë, e cila është një nga benefitet e postit të kryefermerit.

Për të mos humbur asnjë moment gazmor, debate, emocione  që ndodhin brenda rrethimit të  “Ferma VIP”, mund t’i ndiqni live në dy kanalet e platëformës Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *