Ishte një lojë e bukur, me shumë pikë të shënuara, por në fund gjysmëfinalja mes Teutës dhe Partizanit në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në  Durrës në Basketboll për kategorinë U 16, u kthye në një arenë kaosi.

Dy skuadrat ku luajnë moshat 16 vjeç, u përplasën me njëra-tjetrën pas përfundimit të ndeshjes, e vlefshme  për kualifikimin në finalen e kampionatit.

Shkak mesa duket është bërë mos pranimi i rezultatit të lojës e cila për fundoi 74 me 71 për Teutën.

Ndeshja si fillim përfundoi me barazim, nga 69 pikë nga secila skuadër, por në minutat shtesë rezultati u përmbys nga Teuta.

Siç duket edhe në pamje, pavarëisht ndërhyrjes së disa efektivëvë të policisë, dukej e pamundur të ndaje grupet e adoleshënteve.

Për të qetësuar situatën në fushë shkuan edhe familjarët e të rinjve, por tensionet vijuan edhe për pak çaste.

Me shtimin e forcave të policisë, skuadrat u shpërndanë, ndërsa dy traineret e skuadrave janë thirrur në komisariat për të dhënë sqarime për ngjarjen.

Me triumfimin në ndeshjen e sotme Teuta kaloi në finale, ajo tashmë do të presë fituesin nga çifti tjetër Apolonia-Dinamo, për tu përballur më pas për titullin kampion./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *