E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Agron Llakaj humb bashkëshorten pas një sëmundjeje të rëndë

Ilustrim · Vizion Plus

Aktori Agron Llakaj ka ndarë një ngjarje të trishtë për të, familjen e tij dhe gjithë dashamirësit. Bashkëshortja e Agronit, Kostandina, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Me anë të një postimi në Facebook, Agron Llakaj ka dhënë dhe detaje mbi ceremoninë mortore.

Postimi i plotë:

Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.

Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).

Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh