Tre muajt e parë të këtij viti, rezultuan me një rritje prej 43 % të turistëve të huaj në raport me një vit më parë. 1.5 milion turistë nga 1 milion që ishin në 2023, i ka gjetur bizneset turistike të papërgatitur. Anisa Ceno sipërmarrëse në fushën turistike në Vlorë, e ftuar në E-ZONE tha se muajt e pranverës ishin një surprizë edhe për vet bizneset

“Edhe ne jemi të surprizuar. Përveç kontratave të lidhura ajo që nuk parashikuam dot ishte rezervimi online në booking nga turistët në moment të fundit. Mesatarisht prenotimet online nga platformat këto muaj pranvere janë rritur me 40-50% në bizneset në Vlorë. Kjo për ne ishte surprizë”, tha Ceno në Vizion Plus

Kriza e punëtorëve duket edhe më shqetësuese këtë sezon. Por sipërmarrja ka një  kërkesë për qeverinë.

“Programi mësimorë të nis pas shtatorit dhe të mbyllet në maj. Në këtë mënyrë ne kemi mundësi që të punësojmë të rinjtë gjatë muajve të verës dhe ata të marrin një pagë të mirë”, sqaroi Ceno

Rritja e kostove, e taksave dhe pagave  këtë sezon do të sjellë rritje çmimesh.

“Mesatarisht mund të them se këtë vit çmimet e produkteve turistike do të jenë mesatarisht 15-20 %”, tha ajo.

Ndërkohë sfida më e madhe në Vlorë duket se është mjedisi. Fluksi i madh turistik kërkon dhe një menaxhim të mbetjeve në qytet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *