Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin...

Trilloi shtatzëninë dhe lindjen e bebes, flet për herë të parë 23-vjeçarja që mashtroi familjen dhe partnerin: Kisha frikë se ai do më lerë

27 Korrik 11:43

Kira Cousins, 23-vjeçarja nga Airdrie e Skocisë, ka folur për herë të parë për skandalin që bëri xhiron e botës, pasi mashtroi ish-partnerin dhe familjarët duke i bërë të besonin se kishte lindur një vajzë, ndërsa në të vërtetë kishte përdorur një kukull plastike të ngjashme me një bebe.

Kira kishte pretenduar për muaj të tërë se ishte shtatzënë me vajzën që do ta quante Bonnie-Leigh Joyce. Ajo përdori një bark artificial, publikoi foto ekografish, ndau në rrjete sociale përgatitjet për ardhjen e bebes dhe organizoi edhe një festë madhështore për zbulimin e gjinisë së fëmijës, ku ishte fotografuar së bashku me partnerin e atëhershëm, Jamie Gardner.

Në intervistën e saj të parë, Kira pranoi se ajo që bëri ishte e gabuar, por tha se nuk kishte mundur t’i tregonte Jamie-t se kishte humbur shtatzëninë. “Unë e humba një fëmijë. U përpoqa t’i tregoja kur e humba për herë të parë. Kam ende mesazhe në telefon ku i shkruaja: ‘Jamie, duhet të ulemi të flasim’, por nuk munda të flisja me të për asgjë”, tha ajo.

Ajo shtoi se frika dhe tronditja e bënë që situata të dilte jashtë kontrollit. “Mund ta pranoj dhe të them: ‘Jo, nuk duhej të kisha përdorur një kukull’, por në të njëjtën kohë, askush nuk e di se si ishte marrëdhënia jonë”, u shpreh Kira.

Sipas saj, një nga arsyet që e shtyu të vazhdonte mashtrimin ishte frika nga reagimi i Jamie-t. “Si i tregon dikujt se ke kaluar gjithë atë gjë vetëm?”, tha 23-vjeçarja, duke pretenduar se më herët ata kishin pasur probleme në marrëdhënie dhe se Jamie fillimisht nuk kishte dashur një fëmijë.

Nga ana tjetër, Jamie Gardner tha se ai kishte besuar plotësisht se ishte bërë baba. “Nëse do ta kisha ditur ndonjëherë që ishte vërtet një kukull, do të isha larguar shumë më herët. Nuk kam asnjë ide se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, deklaroi ai.

Gjatë muajve të mashtrimit, Kira publikoi foto të rrobave dhe dhuratave për beben, përfshirë një karrocë dhe sedilje makine me vlerë rreth 1 mijë paund. Ajo pretendoi gjithashtu se kontrollet mjekësore kishin zbuluar një problem me zemrën e fëmijës dhe shpërndau materiale që dyshohet se ishin krijuar me inteligjencë artificiale, duke treguar “lëvizjet e bebes” në bark.

Kira tha se e mbante kukullën larg familjarëve dhe nuk lejonte askënd ta prekte. “E gjithë familja ime pyeste: ‘Çfarë po ndodh? A është ajo në depresion?’, sepse nuk lejoja askënd pranë asaj kukulle, vetëm mua dhe Jamie-n”, tregoi ajo.

Mashtrimi u zbulua në tetor, pasi familjarët nisën të dyshonin sepse nuk kishin dëgjuar kurrë të qante “bebja”. Sipas raportimeve, ishte nëna e Kiras ajo që gjeti kukullën me pamje realiste të fshehur në dhomën e saj. Kira më pas pretendoi se vajza Bonnie-Leigh kishte ndërruar jetë.

Pas zbulimit të skandalit, Kira tha se kishte komunikuar disa herë me Jamie-n. “Nuk e kuptoj as çfarë jemi tani. Nuk e urrejmë njëri-tjetrin, por as nuk e duam njëri-tjetrin”, tha ajo.

Ndërkohë, Jamie ka refuzuar të marrë pjesë në një dokumentar televiziv për këtë histori dhe ka deklaruar: “Dua të largohem sa më shumë prej saj. Thjesht dua të vazhdoj jetën time.”

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bebe sajoi shtatzenine Skandali Skoci

Nga e njëjta kategori

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me 5 gola Shamrockun

më shumë...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore, plagosen 11 persona (VIDEO)

më shumë...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

më shumë...

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard qytetarët nis marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

6:47

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.