Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryeprokurorin Olsian Çela.

 

Gjatë takimit, Kim përgëzoi Çelën për detyrën e re, ndërsa i la edhe disa “porosi”. Sipas saj, prokurorët duhet të jenë të nxitur që të ofrojnë drejtësi të barabartë për të gjithë dhe gjyqësori të jetë i pavarur.

 

Po ashtu, kryediplomatja amerikane theksoi se punojnë me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *