Ministrja e Financave Anila Denaj këtë të premte ka prezantuar buxhetin për vitin 2020, ku parashikon se ekonomia gjatë viti tjetër do të zgjerohet me 4.1%.

 

Ndërkohë nga ana tjetër opozita është shprehur se buxheti i qeverisë është një buxhet që nuk favorizon asgjë.

 

Eksperti i ekonomise Selami Xhepa në një tryezë debati këtë të premte në KAPITAL, në Vizion Plus është shprehur se të flasësh për dokumentin e buxhetit është shumë komplekse, por sipas tij ne duhet të jemi optimist për rritjen ekonomike që pritet të ndodhë.

 

“Dokumenti i buxhetit është kompleks, për ta përcjellë te publiku është e vështirë. Rritja ekonomike është baza mbi të cilat ne ndërtojmë indikacionet. A është rritja 4.1 % reale është një çështje që mbetet për tu diskutuar.  Ekonomia e Shqipërisë ka mangësi nga pikpamja strukturore. Rritja ekonomike ra se nuk ra shi në 2019, por ne nuk e parashikojmë dot se do të kemi shi në 2020, ndaj është e vështirë të flitet nëse rritja do të jetë 4.1 %. Rritja ekonomike e këtij viti parashikon një konjikture, rritja është optimiste, sipas mendimi tim dhe një rritje 3.5 është mirë. Zhvillimet politike gjithmonë kanë ndikimet e tyre, por është e pamundur që rritja ekonomike të jetë e parashikueshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *