Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ndarë një video me momente nga stërvitja mes Policisë Ushtarake dhe Karabinierisë italiane.
Në një postim në “Facebook”, Xhaçka shkruan se marrëdhënia mes dy strukturave me uniforma të zeza vijon me trajnimin e efektivëve tanë nga karabinierët italianë për rritjen e aftësive në përdorimin e armëve të gjata dhe të shkurtra.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Policisë Ushtarake dhe Karabinierisë italiane ka një histori të gjatë që prej krijimit, 27 vite më parë. Sot, marrëdhenia mes dy strukturave me uniforma të zeza vijon me trajnimin e efektivëve tanë nga kolegët e tyre italianë, për rritjen e aftësive në përdorimin e armëve të gjata dhe të shkurtra.”