E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja ç’ndodh, s’bindet gjykata me ato prova!

Shkrimtari Agim Krasniqi ka shprehur bindjen se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të zhvillohet në përputhje me standardet juridike ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, ai tha se provat dhe dëshmitarët e paraqitur nga prokuroria, sipas vlerësimit të tij, nuk kanë qenë bindës, duke shtuar se gjasat për vërtetimin e fajësisë së të akuzuarve janë minimale.

Reklamë

“Unë jam shumë i bindur, duke njohur procedurën dhe çështjen, kredibilitetin dhe fuqinë politike e diplomatike në marrëdhënien ndërkombëtare që ka marrë kjo gjykatë, unë mendoj se ata do të jenë shumë korrektë në respektim të standardeve juridike të cilat i përmenda. Po i përsëris edhe njëherë: prezumimi i pafajësisë, prova, dhe barra e provës që bie mbi prokurorin, pasi për mendimin tim,  dëshmitarët e prokurorisë nuk kanë qenë bindës në atë çfarë unë kam menduar. Njëkohësisht, bazuar tek dëshmitë e arsyeshme, unë mendoj që gjykata do të japë një vendim meritor. Nuk dua ta paragjykoj vendimin, por gjasat janë minimale që të vërtetohet fajësia e të akuzuarve në bazë të kësaj procedure. Nuk mendoj që gjykata është bindur me ato prova të cilat janë ofruar”, tha Krasniqi në QUO VADIS.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë