Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues të sektorit të naftës u pushkatuan sepse nuk realizoheshin pritshmëritë e Enver Hoxhës!

7 Korrik 19:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të martë një takim me të përndjekurit politikë, në ambientet e selisë blu.

Berisha iu referua represionit politik gjatë periudhës komuniste, teksa u shpreh se shumë inxhinierë dhe specialistë u përndoqën, u burgosën apo u ekzekutuan, sipas tij, jo për shkak të paaftësisë profesionale, por si pasojë e klimës së dyshimit dhe akuzave për armiqësi ndaj regjimit.

Berisha: Jemi mbledhur sot për të nderuar martirizimin e elitës intelektuale të naftës, e përbërë nga atdhetarë të flaktë, nga inxhinierë të shquar, të përkushtuar, të cilët u eliminuan, u torturuan, u burgosën, u ekzekutuan vetëm e vetëm sepse shfaqën mendimin e tyre shkencor.

Njerëz që i shërbyen Shqipërisë dhe kombit në një fushë strategjike të një rëndësie të madhe. Por që për diktatorin dhe diktaturën ishte po aq ideologjike sa letrat dhe ushtria. Historia e elitës së naftës është një histori e pashembullt tragjike. Fillon me ekzekutimin e një kolosi të madh të gjeologjisë botërore, Stanislav Zuber, dhe inxhinierëve të tjerë të shquar, bashkëpunëtorë të tij.

Të gjithë të dyshuar si sabotatorë. Enver Hoxha në llojin e vet disa aspekte ja kalonte dhe Kim Jong Un-it. Se të paktë janë ata që e dinë sot që ai kishte vepër edhe për naftën.
Dhe në veprën e tij mbi naftën, për naftën, ai përcaktonte dhe se ku duhej të shpohej. Se ma thotë kjo mendja ime, thoshte, se ky trekëndësh apo ky katërkëndësh ka naftë. Dhe natyrisht inxhinierët ishin të detyruar të shponin. Po aty naftë nuk kishte, sepse e thoshte mendja e tij.

Dhe pastaj vinte sabotimi, pastaj vinin proceset, vinte persekutimi dhe terrori ndaj tyre. Në fakt në tërësi qëndrimi i diktatorit ishte një qëndrim i një njeriu paranojak, për të cilin asgjë s’mund të besohej, gjithçka duhet të dyshohej. Në këtë kalvar që ai vendosi inteligjencën e naftës, disa inxhinierë dhe drejtues të shquar të këtij sektori u pushkatuan, të tjerë u burgosën, grupe pas grupesh, si armiq të popullit, si sabotatorë, pavarësisht se ata kishin bërë më të mirën për popullin e tyre, për vendin e tyre.
Ata ishin njerëz të zotë, të aftë, por meqenëse pritshmëritë e diktatorit nuk realizoheshin, ata goditeshin.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Berisha me të përndjekurit politikë Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin e Ftohtë, ndërhyjnë zjarrfikësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.