Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Franca rihap ambasadë në Damask

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot janë çelësi...

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues...

“O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së...

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha 4 mln...

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e...

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e...

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj Melonit

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s: Na duhet...

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, Lamallari: Uniforma...

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln

7 Korrik 19:12

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shuar zërat për të gjitha aludimeve që janë ngritur për koncertin e bujshëm të Kanye West që do të mbahet në Tiranë më 11 korrik.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar pretendimi se janë plot 50 milionë euro, gjë të cilën kreu i qeverisë e quan “gënjeshtër me bisht akrepi”.

Rama sqaron se koncerti është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorat dhe shitja e biletave, ku Shqipëria si vend mikpritës luan rolin me mbështetje logjistike.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje nga unë!

Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West. Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo  që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige.

Ja ku janë, 50 milionë eurot që paska dhënë ministri ynë për një natë koncert, ndërsa spitalet s’paskan ilaçe. A e dëgjuat!

Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. “Ja ku janë 50 milionë eurot… vetëm për një natë koncert!”.

Librat e shenjtë na mësojnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet dhe shpifësi e bën lanet, sepse shpifësi nuk ndërton asgjë, po jeton për të rrënuar atë që ndërtojnë të tjerët. Shpifësi e përbuz të vërtetën, sepse ai gërrmon  vetëm në kërkim të grropës ku të ekzekutojë dënimin pa gjyq.

Punon për diskreditimin, shkatërrimin, përbaltjen, dhe asgjësimin moral të të tjerëve.

“50 milionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkruan ky humorist pa din e pa iman nën video-shpifjen e tij.

Ndërkohë, koncerti i Kanye West është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorat dhe shitja e biletave, sikur soji i këtij karagjozit, të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojkotimin e koncertit, për transformimin e koncertit në protestë, duke i trembur dashamirët e muzikës së Kanye Westit dhe faktikisht duke dekurajuar shitjen e biletave të koncertit madhështor?

Po si është e vërteta?

E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta. Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.

Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike. Edhe pse për hir të vërtetës do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!

“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjelbërim.”

Aty ka qenë vetëm një fushë ferrash, ku organizatorët identifikuan vendin më të përshtatshëm, në mungesë të një stadiumi me kapacitet të madh, për të ngritur stadiumin 60 mijë spektatorësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpifarak i mbushur me helm, është një llapaqorr i partisë “Shqipëria Bëhet”.

Shqipëria Bëhet, me shpifje. O Burra!

“Lëvizim Bashkë”… me shpifje. O burra!

“Shpifja është një Mundësi.” O burra tek mundësia!

Shpif, shpif, se diçka do të mbetet. Patjetër do të mbetet.

Shikojeni tani “gjelbërimin”.

“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”

“Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sallahani, po shyqyr nuk tha se u rrafshua pylli që të ndërtohet një thertore flamengosh, pas shpinës së Kanye Ëest.

Edhe thonë pastaj për çfarë del në protestë…

Jo, jo. Unë jo, nuk them kurrë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u përplas për kohë të tëra me një papërgjegjshmëri të një mjeku.

Nuk them kurrë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sinqerisht natyrën dhe janë të frikësuar se zhvillimi mund të dëmtojë natyrën. Mund të dëmtojë biodiversitetin.

Nuk them kurrë unë për çfarë del në protestë kushdo që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundërshtuar apo që ka një shpresë për të ushqyer.

Nuk them sepse e di qe ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshira për karrige o rash e vdiqa. Nuk i bashkon urrejtja që hajde ta kthejmë përmbys gjithçka. I bashkon shqetësimi.

Dhe pikërisht pse i respektoj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të merren peng nga korbat e shpifjes, nga sorrat e manipulimit dhe nga parti e partiçka që nuk kanë asnjë projekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngulmimin për të rrëzuar gjithçka. Me shpifje, me sharje, me kërcënime, me forcë e ku të munden edhe me dhunë duke shfrytëzuar shpejtësinë çmendurake të algoritmit.

Shpifjet nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mosbesimit mes njerëzve dhe në këtë vend patjetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protestuar. Është normale në çdo vend, është normale në çdo vend.

Historia na e ka mësuar se sa më shumë përparon një shoqëri, aq më pak ajo i toleron problemet që kërkojnë zgjidhe dhe kjo është shenjë lirie reale dhe demokracie të gjallë.

Problemi nuk është ushtrimi i lirisë së protestës. Nuk është as gjallërimi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Problemi është kur protesta ushqehet me shpifje, me dezinformim dhe me manipulim dhe kur kthehet në një mjet për ta kthyer vendin mbrapa. Prandaj problemi nuk janë flamingot. Problemi janë sorrat dhe korbat!

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Kanye West rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Franca rihap ambasadë në Damask

më shumë...

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot janë çelësi i diskutimeve me Trump në samit

më shumë...

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues të sektorit të naftës u pushkatuan sepse nuk realizoheshin pritshmëritë e Enver Hoxhës!

më shumë...

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

6:08

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s:...

5:53

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit,...

5:41

Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e...

5:35

Dëmtohet një cisternë dhe goditet nga një...

5:23

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në...

5:04

Trump: Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin...

4:53

Skandal spiunazhi në Itali, përfundojnë në pranga...

4:52

Trump sulmon sërish aleatët: Na kthyen shpinën...

4:45

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian takohet...

4:33

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i...

4:19

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.