Ish-deputeti i Partisë Socialiste Enver Reçi ka treguar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, bisedën e fundit me Fatos Nanon, kur nisi të merrte një iniciativë kundër Ramës.
Reçi tregoi se Fatos Nano ishte i gatshëm të hynte në betejë, por edhe kjo iniciativë nuk u finalizua dhe dështoi.
Reçi: Takimi është bërë te stadium “Dinamo”. “Nuk shtyhet më, do më duhet të futem në betejë”- tha Fatos Nano.
“E ke seriozisht, se ti i nis beteajt dhe i lë përgjysmë, na lë edhe neve në mes të rrugës, që të mbështesim”, i thamë.
“Jo kësaj rradhe e kam ndarë mendjen”- më tha.
Duhet të ketë qenë viti 2007-2008. Edhe këtë iniciativë e la në rrugë. Ky është komunikimi i fundit që kemi patur.
/vizionplus.tv





