Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj, i akuzuar për vrasje në familje.
Rreth dy vite më parë, ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj qëlloi me armën e shërbimit 36-vjeçaren.
Shkak i krimit të rëndë, besohet se ishte xhelozia.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.





