Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 63 vjeçarin Skender Hoxha që vrau bashkëshorten e tij në Memaliaj.

 

Në dëshminë  e tij para gjykatës 63 vjeçari është shprehur se e vrau gruan e tij Antonetën pasi e tradhëtonte.

 

Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë kishte dalë për të pirë kafe dhe në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.

 

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt ku Antoneta Hoxha 53 vjeç u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *