Interpol Tirana, në bashkëpunim me atë të Athinës ka kapur një të kërkuar për vrasje në Shqipëri.

Në pranga përfundoi Arben Muça, 50 vjeç, i cili fshihej në territorin grek dhe do të ekstradohet drejt vendit tonë.

Muça, në vitin 1998, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. Ngjarja ndodhi në Kombinat, në afërsi të një bilardoje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *