Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet...

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të Iranit, alarm...

I dënuar me 14 vite burg për kokainë, ekstradohet...

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh...

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me...

Vrasësit me pagesë dhe “ndotësit” e vendngjarjes

Nga Jul Kasapi
Gazetar, Msc. në Fakultetin e Drejtësisë
4 Maj 12:59

Ekzekutimi i ish drejtuesit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, ashtu si dhe ai i  bankierit Artan Santo, por dhe krime të tjera të ngjashme risjellin në vëmendje vështirësinë dhe ndoshta pamundësinë e zbardhjes së  ngjarjeve të tilla.

 

Variabëlit të përhershëm të arsyes së moszbardhjes së krimeve të tilla i shtohet gjithnjë e më shumë variabli i “amatorizmit” të policisë që heton ngjarje të tilla.

 

Policia gjithnjë ka paraqitur si faktor me ndikim informacionin e pakët që ajo ka në dorë, duke mos e vënë theksin tek mënyra se si kryhen këto hetime dhe duke mos e përmirësuar këtë gjendje, përkundrazi.

 

Edhe rastet e ngjarjeve të zbardhura apo rastet kur autorë veprash të tilla janë kapur, janë më së shumti rastësisht apo arrestime rutinë që zbulojnë një ngjarje të madhe. Sëmundja  kronike, gërryese e hetimeve të policisë është mania, përpjekja e pandalshme e saj për të “ndotur” vendngjarjen.

 

E njëjta gjë ndodhi edhe me rastin e vrasjes së komisarit Artan Cuku. Nga niveli bazë i policisë e deri te inspektorë, kryeinspektorë, shefa rajonesh, shefa qarkullimi, shefa shefash dhe shefa nënshefash, drejtorë dhe drejtorë drejtorësh, mësyjnë në vendngjarje në një kohë që atje kërkohet vetëm një grup ekspertësh kriminalistë seriozë dhe një shirit perimetri i cili mungon në çdo vendngjarje.

 

Madje, dhe kur vendoset shiriti, kjo nuk pengon që shefat ta kapërcejnë dhe të pinë cigare brenda perimetrit.  Të gjitha këto në një kohë që marrja e provave ne skenën e krimit është një proces i pazëvendësueshëm dhe i pakthyeshëm.  Nuk kuptohet në është zelli për të dëshmuar “ndershmërinë apo punëtorinë e lartë”  apo ndërtimi i një zinxhiri të tillë rrënues hetimesh për të patur mundësi të ndikosh më shumë në hetim në mënyrën që do.

 

Principi i Shkembimit te Lokardit se “…në një skenë krimi të caktuar, autori  do të sjellë dicka nga vetja në skenë, dhe do të marrë me vete dicka, në momentin qe ai largohet nga skena e krimit” nuk ekziston. Në vendngjarjet kriminale të Shqipërisë autori nuk lë asgjë sepse ndihmohet nga “ndotësit” të cilët duan të jenë të gjithë pjesë e skenës disa edhe pa dëshirë, por forca e zakonit. Për të mos përmendur metodat që përdoren në vende të zhvilluara “Forensics Psychologists” ku vetëm nëpërmjet vëzhgimit të skenës së krimit arrihet të krijohet një profil i vrasësit dhe mënyrës se si është kryer ekzekutimi.

 

Diçka tjetër që të bën përshtypje edhe me gjithë mangësitë dhe mënyrën se si rindërtohen  ngjarje të tilla në Shqipëri, është se askush nuk mendon se çfarë duhet bërë për të arrestuar autorin. Askush nuk mendon si “ai”, vrasësi me pagesë, cilën rrugë do përzgjedhë për tu larguar, a mos do ishte më mirë të qëndrosh pranë vendngjarjes apo të fshihesh larg saj, do lëvizë me hap apo do largohet me vrap. Por jo, të gjithë duan të bëjnë hetuesin, ekspertin, prokurorin sepse mbase kështu dalin më mirë dhe nëpër ekrane televizive.

 

Një punë e profilit kriminal i takon hetueseve, por, a mos do ishte më mirë që fillimisht mos të rendnim të gjithë drejt vendngjarjes, por logjika e thjeshtë të na çonte diku tjetër? Cilat ishin rrugët që të largojnë nga skena e krimit? A mos duhej të vëzhgoheshin nga efektivë civilë në një kohë që më qindra të tillë angazhohen në protesta? Këtë se kam kuptuar asnjëherë. Se si operacionalet e policisë duhet të jenë me list- prezencë me kamera në duar për të vëzhguar e regjistruar protestuesit. Për çfarë shërben kjo?

 

E mes dhjetra e qindra problemeve për zbardhjen e ngjarjeve të tilla, për vrasësit me pagesë funksionon shumë thjesht. Ata nuk e njohin viktimën e tyre, dinë emrin dhe banesën por për policinë është krejt e kundërta. U duhet të mësojë dhe për porositësit. Deri te kjo kategori nuk kanë arritur asnjëherë.

 

Praktikisht, kemi një polici popullore, ose, e thënë ndryshe, çdo qytetar i thjeshtë po të merrte një rol në polici do të sillej siç  sillen oficerët “profesionistë” dhe shefat së bashku me shefat e shefave profesionistë të policisë.

Posted Under:
Kryesoret Opinion
Tagged:
policia Prokurorët Vrasjet

Nga e njëjta kategori

Pa djalin duke u zënë me grushte, 69-vjeçari në Roskovec pëson infarkt dhe humb jetën

më shumë...

I dënuar me 14 vite burg për kokainë, ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “Kimisti”

më shumë...

Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në Dhërmi se nuk i pëlqeu ushqimi, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë

më shumë...

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh motorët” para sezonit të ri politik

më shumë...

One thought on “Vrasësit me pagesë dhe “ndotësit” e vendngjarjes”

  1. SOLAR says:
    February 17, 2018 at 12:39 am

    BRILLIANT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Zjarr në një banesë dy katëshe në...

11:02

Pa djalin duke u zënë me grushte,...

10:38

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet...

10:24

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e...

10:09

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe...

10:05

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të...

9:59

Harrojeni hekurin në kulmin e vapës! Truku...

9:55

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:31

I dënuar me 14 vite burg për...

9:28

Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e...

9:19

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën...

9:05

Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim...

9:00

Zjarri në Drenije mbetet aktiv, zjarrfikësit e...

8:42

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit!...

8:21

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme...

8:18

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

8:03

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e...

7:42

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska...

6:58

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA...

6:41

Situatë e vështirë nga zjarri në Mallakastër,...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.