Për mbi 24 mijë zgjedhës në Tiranë, për herë të parë vullneti i tyre politik do të votohet dhe numërohet elektronikisht në 32 qendra votimi. Zgjedhësit e njësisë numër dhjetë janë përzgjedhur për të zbatuar një proces i cili do të jetë prova e parë e votimit elektronik me objektivin për ta shtrirë atë në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme.
ERVIN BUSHATI
KRYETARI I PS TIRANE
“E rëndësishme është të shikohet logjistika në vetvete si është dhe të ketë sensin e kredibilitetit për të gjitha palët, nesër mund të aplikohet edhe në zgjedhje të tjera. Edhe sot në botë ka diskutime të ndryshme ndërmjet zgjedhjes elektronike apo asaj tradicionale, infiltrimi nga lojtarë të tjerë jashtë vendi, pro demokracisë, kundër demokracisë dhe shumë më gjerë. Megjithatë është shumë mirë që ne kemi sot, në radhë të parë për ta bërë këtë diskutim sot dhe mendoj që Shqipëria është larg këtyre interesave populiste, që në fakt janë në tërheqje edhe në Evropë dhe në botë, të partive që vijnë nga hiçi, premtojnë qiellin dhe pastaj japin hiçin. Kështu që më vjen mirë që partia po shkon drejt sistemit dypartiak”, tha Bushati për “Vizion Plus”
Përcaktimi i njësisë dhjetë, erdhi pasi palët politike nuk gjetën dakordësinë për njësinë tetë, aty ku hedh votën edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Arsyen e zhvendosjes kryetari i socialistëve të Tiranës, Ervin Bushati, e shpjegon.
ERVIN BUSHATI
KRYETARI I PS TIRANE
“Njësia 10 është përfaqësuese e Tiranës, është e menaxhueshme sepse është në qendër të qytetit të Tiranës, është në mënyre perimetrale e vogël e menaxhueshme, me qendrat e votimit që ka dhe është në vetvete një njësi e balancuar edhe nga pikëpamja e konfigurimit politik dhe tregon pak a shumë dhe orientimin e forcave politike në Tiranë”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.
Në pak ditë nga zyrtarizimi i kandidaturave për deputetë, e konkretisht për qarkun më të madh atë të Tiranës që nxjerr 36 deputetë, Ervin Bushati thotë se skuadra është ndërtuar mbi filozofinë jo i sati je në listë por sa emrat i përgjigjen kërkesës për të çuar përpara reformat e nisura dhe në pritje të Partisë Socialiste.
“Nuk mjafton të vendosësh shishen e qumështit te radha dhe të gdhihesh kryeministër, në qoftë se fle tetë orë më shumë, po vlerësohet ai që bën puneën më mirë sepse ndryshe do të vendosej një precedent shumë i keq në demokracinë shqiptare. Mjafton të kapësh për fyti një parti politike, të presësh aty dhe nuk ka rëndësi sesa punon, se prapë do të jetë me radhë.”
Deri në mesnatën e 8 Marsit, dita kur zyrtarizohen kandidatët për deputetë, duket se Edi Rama, do të habisë jo pak me emrat e rinj që do t’i bashkohen ekipi të tij, me objektivin për të tërhequr sa më shumë vota, me figura që kohët e fundit kanë marrë vëmendjen e publikut, siç ishte së fundmi, kandidimi për deputete e shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo,




