E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti: E enjtja përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 39°C

Ditën e enjte, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash.

Temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë vendin. Maksimumet do të arrijnë deri në 39°C në Berat, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë. Në Elbasan dhe Sarandë priten 38°C, ndërsa në Fier dhe Vlorë 37°C. Temperaturat më të ulëta maksimale do të regjistrohen në Korçë dhe Bulqizë, me 34°C.

Ndërkohë era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 14m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh