Subscribe

Vatrat e zjarrit në fshatin Krushovë vazhdojnë të jenë aktive. Burime zyrtare bëjnë me dije se deri tani janë djegur sipërfaqe të mëdha me pishë, por dhe bimësi e ulët.

 

Më shumë se 100 forca janë duke punuar në terren që prej orës 5 të mëngjesit të kësaj të hënë dhe do të jenë aty deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Specialistët e ushtrisë bëjnë me dije se për momentin nuk është parë e nevojshme ndërhyrja nga ajri por nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje të tillë, kjo në varësi të situatave që mund të krijohen.

 

Kritike vijon të jetë situata edhe në Karaburun. Rreth 300 forca janë angazhuar në luftën me flakët në këto zona. Parku i Llogorasë mbetet i kërcënuar. Në ditën e 15 të zjarreve vetëm kjo zonë paraqet rrezikshmëri pasi flaket mbi fshatin Dukat jane vënë nën kontrroll dhe nuk përbëjne rrezik.

 

Ministria e Mbrojtës njofton se pas Karaburunit, një tjetër vatër e rrezikshme është edhe ajo në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit, ku ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll. Flaket vijojne te djegin siperfaqen në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës por nuk rrezikon banesat. Zjarri ne Corrush të Mallakastrës është shuar plotësisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *