Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Aksident në Lushnjë, humb jetën 82-vjeçari

Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët dhe turistët...

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë Romës

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me...

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën...

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro,...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i...

Vokshi tregon dokumentet: Respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut

24 Prill 12:23

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi akuzon qeverinë se ka kryer një vjedhje të re me kontrata sekrete. Ajo ka publikuar këtë të premte dokumenta zyrtarë që sipas saj provojnë se qeveria ka vjedhur edhe me tenderin e respiratorëve.

Sipas saj, respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut.

 “Sot ne do të tregojmë dokumenta zyrtarë që provojnë se qeveria ka vjedhur edhe me tenderin e respiratorëve. Kjo është aparatura që mban në jetë me oksigjen personat në gjendje të rënduar nga sulmi i virusit në mushkëri. Gati një muaj pas shpërthimit të epidemisë, qeveria porositi më 3 prill, 54 copë respiratorë, një fakt që tregon sesa e papërgatitur ishte për situatën. Kushti kryesor i tenderit ishte koha e shpejtë e sjelljes së respiratorëve. Kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë. Por kjo nuk ndodhi. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante.”

Ajo shprehet se kompania fituese shkeli kontratën, pasi solli vetëm 5 respiratorë në vend të 54 dhe qeveria nuk mori asnjë masë. Ndërsa shtoi se 6 vjet e njëjta kompani ka marrë 11 milionë euro nga qeveria Rama.

“Dokumentat qe ne kemi siguruar tregojnë se kompania TBS 96 ka sjellë vetëm 5 respiratorë nga 54. Megjithatë qeveria nuk e ka prishur kontratën me të, siç e detyrin ligjinnë raste të tillla. Ka vetëm një arsye që mund të çojë një zyrtar të mos zbatojë ligjin dhe ky është rryshfeti, korrupsioni, vjedhja. Shifrat e kontratës e faktojnë këtë. Një respirator është blerë nga qeveria me gati dyfishin e çmimit të tregut. Një respirator është zhdoganuar me 7.7milionë lekë dhe është blerë nga qeveria me 14 milionë lekë, pra me çmim gati 2 herë më të lartë.”

Vokshi tha se qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.

“Janë këto çmime stratosferike dhe abuzive arsyeja pse Edi Rama i mban këta tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientët e tij në kohën më të vështirë për qytetarët. Vetëm kompanisë TBS 96, që ka shkelur kontratën për respiratorët, qeveria e Edi Ramës i ka paguar nga paratë e shqiptarëve 11 milionë euro në 6 vjet. Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali që i ka plasur në dorë me kontratat e tij sekrete. Por faktet janë aty. Ai bleu respiratirë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3fishin e çmimit të tregut dhe u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Albana Vokshi respiratore

Nga e njëjta kategori

Kriza drejt zgjidhjes, Abdixhiku: LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për poste, heq dorë edhe nga Presidenti

më shumë...

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me qytetarët

më shumë...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në rritjen e çmimeve, tregu i qirave dhe shtrenjtimi i naftës

më shumë...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund konfliktit të armatosur dhe vendosi themelet e bashkëjetesës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:12

Aksident në Lushnjë, humb jetën 82-vjeçari

5:58

Kriza drejt zgjidhjes, Abdixhiku: LDK tërhiqet nga...

5:46

Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin...

5:41

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët...

5:36

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh...

5:31

Sezoni turistik në Shqipëri, dyndje turistësh! Trafik...

5:25

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë...

5:21

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

5:16

Çfarë karakteristikash kanë fëmijët sipas shenjave të...

4:43

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis...

4:41

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit,...

4:32

E premtja sjell “frymëmarrje”, ulen lehtë temperaturat

4:27

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

4:15

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8...

3:13

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet...

2:56

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH:...

2:53

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i...

2:47

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë,...

2:20

Rritet fluksi i pushuesve në Pogradec, kontrolle...

2:19

Cili ishte roli i Rusisë në krizën...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.