Sapo mori detyrën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani hoqi nga zyra fotografinë e Hashim Thaçit duke e zëvendësuar me atë të Ibrahim Rugovës.

 

Dallimi u konstatua gjatë vizitës së ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett.

 

Osmani theksoi të martën në “Facebook” se gjatë gjithë angazhimit të saj politik ka pasur si referencë vetëm ish-presidentin Ibrahim Rugova.

 

“Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj. Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova. Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *