Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë Romës

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me...

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën...

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro,...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i...

Cili ishte roli i Rusisë në krizën me emigrantët...

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane për Ukrainën

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në flakë (VIDEO)

Vizion Plus, 24 orë me emigrantët në Idomeni

13 Prill 15:39

Prej me shume se dy muajsh, 14 mije refugjate, kryesisht siriane, por edhe nga vendet e tjera ne konflikt, qëndrojnë ne kushte çnjerëzore ne Idomeni, një zone ne kufi mes Greqisë dhe Maqedonisë, ne pritje për hapjen e kufirit per te vazhduar rrugëtimin e tyre drejt shteteve perëndimore. Vizion Plus ishte aty për te pare nga afër kushtet ekstreme te refugjateve dhe për te biseduar me ta. Përtej kushteve të vështira te jetesës, këta refugjate janë per me tepër te rrezikuar edhe nga trafikantet, qe po shfrytëzojnë situatën për përfitimet e tyre. Shqipëria duket si një rruge joshëse per kalimin tranzit ne kushtet kur kufiri me Maqedoninë mbetet i bllokuar.

Xhevat Han: Disa njerëz kane ardhur këtu nga Shqipëria dhe me kane thëne perse qëndron këtu, ti duhet te largohesh, te ikësh ne Shqipëri. Shqiptaret janë njerëz shume te mire, ata jane mikpritës dhe do te te ndihmojnë për te shkuar ne Kroaci, Serbi apo ku te duash qe te shkosh. Por unë nuk di sesi te shkoj ne Shqipëri.

Alan Edin: Jam Alan Edin nga Siria. Dua te shkoj ne Gjermani. Qëndrojmë ketu prej 40 ditësh. Jemi shume te lodhur, por Maqedonia nuk na lejon te kalojmë. Ne duam qe qeveria shqiptare te na lejoje te kalojmë per ne Gjermani. Kjo është diçka e mire për te drejtat e njeriut. Nese Shqipëria hap kufijtë do te ishte diçka e mire për njerëzimin. Jemi te lodhur, shume larg nga shtëpitë tona, nga Siria dhe duam vetëm te jemi te sigurte. Nuk kam dëgjuar per Shqipërinë, por duam qe qeveria shqiptare te na marre atje per te kaluar me pas per ne Gjermani. Une kam nje fëmije te vogël dhe gruan time këtu ne kamp.

Te qëndrosh ne kampin e refugjateve ne Idomeni është nje sfide ne kufijtë e mbijetesës. Fëmijët luajnë me çfarë te mundin. Nenat mundohen t’i qetësojnë të vegjlit, ndërsa gratë, nje pjese edhe shtatzëna, nuk kane kushte as për t’u lare, e jo me për t’u veshur. Burra qe humbasin shume shpejt qetësinë dhe janë gati qe përveç konfrontimeve me policinë, te përleshen edhe me njeri-tjetrin, skenarë te përsëritur shpesh ne këtë kamp. Por edhe pleq e plaka qe qëndrojnë neper çadra ne vetminë e tyre, me shpresën se nje dite do te kalojnë përtej kufirit.

Ali Gondal: Quhem Ali Gondal dhe jam nga Pakistani, Islamabadi. Jam këtu prej te paktën 25 ditësh. Ketu ka shume siriane, afgane, pakistaneze dhe marokene te cilet nuk kërkojnë gje tjetër përveç hapjes se kufirit. Ne jetojmë çdo dite me shprese, por dje policia maqedonase na trajtoi si kafshe. Shume emigrante jane ne gjendje te dëshpëruar, me problem mendore nga kjo situate, pa ushqime te mjaftueshme, pa ilace, ka shume femije, pleq, por edhe gra shtatzëna. Ne vetëm presim, presim presim.

Ne kamp shërbejnë disa organizata huminatare, por edhe grupe vullnetaresh, siç është fondacioni “Kenedi” nga Korça. Idomeni është vendi ku me shume se hallet, problemet apo lufta qe i detyroi te braktisin shtëpitë e tyre, refugjatet i bashkon dhimbja dhe vuajtjet, por edhe shpresa se nje dite qëndrimi i tyre ne kushte te tilla do te marre fund, e ata do te mund te gëzojnë jetën e tyre ne liri.

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Greqi Idomeni Konflikt Maqedoni Refugjate Situate Trafikante

Nga e njëjta kategori

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet nga plazhi dhe virozat

më shumë...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në rritjen e çmimeve, tregu i qirave dhe shtrenjtimi i naftës

më shumë...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i pandalshëm gjatë sezonit veror

më shumë...

Rritet fluksi i pushuesve në Pogradec, kontrolle për sigurinë dhe zhurmat gjatë vijës liqenore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:36

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh...

5:31

Sezoni turistik në Shqipëri, dyndje turistësh! Trafik...

5:25

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë...

5:21

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

5:16

Çfarë karakteristikash kanë fëmijët sipas shenjave të...

4:43

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis...

4:41

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit,...

4:32

E premtja sjell “frymëmarrje”, ulen lehtë temperaturat

4:27

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

4:15

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8...

3:13

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet...

2:56

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH:...

2:53

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i...

2:47

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë,...

2:20

Rritet fluksi i pushuesve në Pogradec, kontrolle...

2:19

Cili ishte roli i Rusisë në krizën...

2:17

Zjarr në Elbasan, digjet një sipërfaqe e...

2:13

Zbardhet konflikti me armë në Tiranë, policia...

2:03

Arrestohet 21-vjeçari i armatosur në Elbasan, sekuestrohet...

2:02

Ktheheni nga pushimet të lodhur? Ja pse...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.