Policia sllovake arrestoi mbrëmjen e të enjtes ish-kryeministrin Robert Fico, me dyshimin se organizoi një tubim antiqeveritar që ishte ndaluar për shkak të rregullave të bllokimit.

 

Në momentin e arrestimit ish-kreu i qeverisë së Sllovakisë po jepte një deklaratë për mediat, ku ftonte qyterarët për pjesëmarrje masive në protesta, pavarësisht kufizimeve në përmasat e turmës.

 

“Kështu duket demokracia në transmetim, zonja dhe zotërinj. Kështu që edhe një herë, ne donim të bënim një kalim paqësor nëpër Bratislavë dhe të shikonim këtë situatë,” u tha ai gazetarëve.

 

Çdo tubim publik i më shumë se gjashtë personave dhe protesta janë ndaluar pasi qeveria vendosi kufizime të rrepta për të trajtuar një rritje rekord të infeksioneve me koronavirus në fund të nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *