Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci I tragjedisë hekurudhore në Pakistan ku një tren u përfshi nga zjarri.

Të paktën 73 persona kanë gjetur vdekjen ndërsa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raportuan autoritetet pakistaneze.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të qytetit Liaquatpur, në provincën Punjab.

Gjithcka mesa duket ka nisur pasi një grup pasagjeresh kanë nxjerre për të përdorur një bombel të vogël gazi për të ngrohur ushqimin e tyre në guzhinën e trenit.

Zyrtarët vendas e përfunduan operacionin e nxjerrjes së trupave dhe të plagosurve nga treni por bilanci mund të rritet për shkak se disa nga 42 te plagosurit kanë shkuar në spital në gjëndje të rëndë.

Shumë prehj viktimave mësohet se kaneë gjetur vdekjen teksa tentonin të hidheshin nga dritaret e trenit për ti shpëtuar djegies përsë gjalli.

Videot e kapur nga disa pasagjere të tjerë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale duke ofruar pamje shokuese të djegies së trenit.

 

 

 


 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *