Kreu i PD Basha nëpërmjet një videomesazhi në facebook, akuzon qeverinë sipas tij për gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset.

 

Basha shkruan se vëmendja e Edi Ramës është tek krimi dhe oligarkët.

 

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”.

 

Sipas shifrave të publikuar nga lideri I opozitës, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

 

“Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”,- thuhet në videomesazhin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018.Krahasimi me vitin e kaluar tregon se falimentimi i bizneseve është  gati dyfishuar. Nga 6969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, këtë vit për 9 muaj rezultojnë të mbyllur 11 292 biznese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *